Midis milionave dhe klubeve të tjera

Futboll

Midis milionave dhe klubeve të tjera

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 17:32
Midis milionave dhe klubeve të tjera

Borusia e Dortmundit i ka bërë një ultimatum yllit të ekipit, Erling Haland.

Sipas asaj që raporton prestigjiozja gjermane “BILD”, klubi i Bundesligës i ka bërë një ultimatum norvegjezit që të vendosë për të ardhmen e tij brenda muajit shkurt.

Verdhezinjtë janë duke bërë gjithashtu një sforco të madhe ekonomike për të bindur bomberin që të qendrojë së paku edhe për disa vite me atë fanellë.

Ideja për të bindur 21-vjeçarin është se Dortmundi do të dyfishojë pagën e tij deri në 16 milionë euro në sezon dhe në bashkëpunim me sponsorin “Puma” që do të ofrojë 8 milionë euro pritet që norvegjezi në total të përfitojë plot 24 milionë euro në sezon.

Gjithashtu nuk përjashtohet mundësia që Haland të refuzojë këtë ofertë për të pranuar një mes Mançester Junajtid ose Real Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat