Hasim Gjokoviq i drejtohet Raiçkoviçit: Nuk e di nëse problemi është se unë jam i vetmi shqiptar mes jush

Futboll

Hasim Gjokoviq i drejtohet Raiçkoviçit: Nuk e di nëse problemi është se unë jam i vetmi shqiptar mes jush

Nga: Kemajl Goca Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 19:14
Hasim Gjokoviq (djathtas) në shoqërinë e De Napolit

Hasim Gjokoviq ka reaguar ndaj pretendimeve të Niko Raiçkoviçit se kandidatët me referenca më të mira janë pranuar.

Hasim Gjokoviq ka reaguar në adresën e drejtorit të Shkollës për Edukimin e Trajnerëve të Federatës së Futbollit të Malit të Zi, shkruan media malazeze “Vijesti”.

Drejtori i Shkollës për Edukimin e Trajnerëve ka deklaruar për shtyp se kandidatët e pranuar për licencë PRO i kishin të gjitha referencat më të mira se kandidatët e tjerë që nuk ishin pranuar…

“Unë po flas personalisht, por jo në mënyrë subjektive dhe jo modeste, mendoj se pak nga kandidatët e pranuar kanë referenca më të mira se unë. 

Atë vit, Federatës sonë të Futbollit iu dha leja për të trajnuar trajnerë për licencat PRO. Drejtori më zgjodhe mua, mes nesh 30 kandidatë, për të mbajtur një ligjëratë si një nga trajnerët më premtues. Ishte gjenerata e dytë e trajnerëve të shkolluar në Mal të Zi. Kanë kaluar plot nëntë vite që nga atëherë dhe unë jam ende trajner me licencë A!”.

"Është pak e çuditshme, apo jo, unë jam i vetmi shqiptar mes jush?"

Ju kujtoj se skuadrën e të rinjve të Deçiqit e kam udhëhequr me licencë A për shtatë vjet. Tre vitet e fundit kam qenë asistenti i parë i Dragolub Gjuretiqit, Vesko Stesheviqit dhe Edis Mulaliqit në ekipin e parë të Deçiqit", tha mes të tjera ai.

 “Gjithashtu, nuk e di nëse njëri nga kandidatët e pranuar ka kaq vite punë me licencë A. Për sa u përket referencave të tjera, nuk e di nëse në mesin e të pranuarve ka një kandidat që ka njohuri të tri gjuhëve të huaja. siç kam, dhe që është një nga kushtet e pranimit. Unë flas rrjedhshëm gjuhën angleze, italiane dhe shqipe", ka thënë Gjokoviqi.

“Për të gjitha pres përgjigje dhe me shpresë që askush në Mal të Zi të mos përjetojë kësi lloj diskriminimi futbollistik”, përfundon mes të tjera reagimi i Hasim Gjokoviqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat