Welbeck prish festën e Chelsea-t

Futboll

Welbeck prish festën e Chelsea-t

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 10:48
Welbeck prish festën e Chelsea-t

Welbeck prish festën e Chelsea-t!

Manchester City nis arratinë në krye të Premier League, pasi ia doli të triumfojë me rezultatin minimal 0-1 në transfertën ndaj Brentfordit, falë një goli të shënuar nga Phil Foden në pjesën e parë të ndeshjes.

Me këtë sukses “citizens” ngjiten në kuotën e 50 pikëve pas 20 ndeshjesh të luajtura, ose 8 më shume se Chelsea i vendit të dytë, që ka luajtur të njëjtin numër takimesh.

Këta të fundit nuk shkuan dot përtej barazimit 1-1 ndaj Brightonit në “Stamford Bridge”, aty ku Romelu Lukaku gjeti sërish golin në pjesën e parë, por Danny Welbeck prishi festën e londinezëve, me golin e barazimit, shënuar në shtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat