Ibra shpreson

Futboll

Ibra shpreson

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 15:21
Ibra shpreson

Sulmuesi suedez është i gatshëm ta kalojë edhe një sezon në Milan, “Rossoneri” janë të pavendosur dhe kërkojnë kohë

Zlatan Ibrahimovic është i gatshëm ta vazhdojë eksperiencën në Milan.

Ndeshjet e para të vitit 2022 do të shërbejnë për ta kuptuar nëse sulmuesi suedez do të jetë në plan të Milanit edhe për sezonin tjetër.

“Rossoneri” duken të pavendosur për momentin pasi kohëve të fundit ai nuk po kalon nëpër një formë të mirë.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi italian “La Gazzetta dello Sport”.

Sidoqoftë, prezenca e veteranit të sulmit po e motivon ekipin dhe Kuqezinjtë e dinë këtë.

40 vjeçari është duke e kaluar eksperiencën e dytë në Milan.

Nëse shënon gola dhe bën paraqitje të mira, atëherë atij do t’i vazhdohet automatikisht kontratë për një vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat