Eriksen zbret në stërvitje me klubin zvicerian

Futboll

Eriksen zbret në stërvitje me klubin zvicerian

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 17:32
Eriksen zbret në stërvitje me klubin zvicerian

Christian Eriksen është i bindur në idenë e tij për të mos hequr dorë nga futbolli, pavarësisht arrestit kardiak që pësoi në fushë në EURO 2020.

Mesfushori danez, së fundmi ndërpreu zyrtarisht kontratën me Inter duke qenë se në Itali ndalohet aktivizimi i futbollistëve që kanë të vendosur defibrilator.

Ndaj, mesfushori me tipare sulmuese është duke marrë në konsideratë disa alternativa ndërsa ka dalë në stërvitje me Chiasso, ekip i Ligës së Tretë zviceriane.

Por, vështirë se lojtari do të qëndrojë në këtë skuadër, teksa ka mundësi të luajë me Ajax apo Odense në vendlindje e tij, megjithatë për momentin Chiasso është një mundësi e mirë që Eriksen të marrë sadopak ngarkesë fizike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat