Në shtëpinë e Real Madrid po rritet pritja për Kylian Mbappen

Futboll

Në shtëpinë e Real Madrid po rritet pritja për Kylian Mbappen

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 13:56
Perez

Në shtëpinë e Real Madrid po rritet pritja për Kylian Mbappe.

Sulmuesi francez, në fakt, është drejt skadencës së kontratës me PSG dhe në janar do të mund të negociojë me çdo skuadër tjetër dhe të nënshkruajë një kontratë të re që do të hyjë në fuqi nga sezoni i ardhshëhm.

Sipas AS, të gjithë të dhënat të çojnë te një të ardhme me fanellën Blancos dhe ripërshkon të gjitha deklaratat dhe sinjalet e dhënë nga francezi në muajt e fundit.

“Kur ke dëshirë të largohesh, nëse qëndron, nuk je i lumtur”, ka thënë Mbappe për L’Equipe, duke lënë të kuptohet se ka dëshirë të largohet nga Parisi.

Më pas, në një intervistë të dhënë në Amazon me bashkatdhetarin Henry, Kylian ka përshëndetur në spanjisht, sikur po studionte gjuhën që do të flasë sezonin e ardhshëm.

Në fund është edhe një vizatim që tregon fëmijërinë dhe adoleshencën e tij, ku shfaqet shpesh Real Madrid si ëndrra e tij për t’u realizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat