Sulmuesi nigerian merr një vendim të rëndësishëm

Futboll

Sulmuesi nigerian merr një vendim të rëndësishëm

Më: 1 janar 2022 Në ora: 12:03
Sulmuesi nigerian merr një vendim të rëndësishëm

Victor Osimhen vijon të qëndrojë i izoluar në Nigeri, në pritje për të mposhtur koronavirusin, teksa së fundi ka marrë një vendim mjaft të rëndësishëm, duke gëzuar jo pak trajnerin e Napolit, Luciano Spalletti.

Sulmuesi ka vendosur të heqë dorë nga Kupa e Afrikës dhe ka njoftuar për këtë drejtuesit e federatës nigeriane, të cilët kanë pranuar vendimin dhe e kanë zëvendësuar menjëherë me sulmuesin e Olympiacos, Onyekuru.

Shkak për tërheqjen është bërë fakti që Osimhen nuk gëzon një formë të mirë fizike, pasi prej më shumë se një muaji qëndroi pushim fillimisht për shkak dëmtimi dhe tani prej Covid-it.

Sulmuesi nigerian nuk kryen një seancë të plotë stërvitore prej shumë javësh, ndërsa me vendimin e tërheqjes, pritet të rikthehet në Napoli, ku do të nisë stërvitjen menjëherë pasi të kalojë koronavirusin.

Ky është një lajm mjaft i mirë për Luciano Spallettin, që do të humbë për Kupën e Afrikës edhe dy titullarë të tjerë si Anguissa dhe Koulibaly.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat