Strakosha apo Januzaj?

Futboll

Strakosha apo Januzaj?

Më: 1 janar 2022 Në ora: 15:49
Strakosha apo Januzaj?

Merkato e janarit është e hapur zyrtarisht sot dhe të gjithë klubet e mëdha janë vënë në lëvizje për të përforcuar radhët e tyre, Jo vetëm me lojtarë që mund të afrojnë menjëherë në sezonin në vazhdim por edhe me emra të cilët në fund të këtij sezoni do të largohen nga skuadrat përkatëse, duek u kthyer në okazione të jashtëzakonshme me parametër zero.

Në vijim është një listë me 80 emra futbollistësh të cilët janë në vitin e fundit të kontratës dhe që sot, zyrtarisht mund të negociojnë e firmosin me klube të tjera nga ato përkatëse. Të gjithë këto futbollistë pritet të jenë në lëvizje gjatë verës së ardhshme dhe mund të ndryshojnë dinamikat e klubeve të ndryshme.

Portierë: Loris, Onana, Bardi, Sam Xhonston, Xhek Stefens, Strakosha.

Mbrojtës: Rudiger, Syle, Kristensen, Ginter, Tarkovski, Romanjoli, Denajer, Mazraui, Mbemba, Zagadu, Çembers, Orie, Entoni Bruks, Zhigo, Azpilikueta, Mandava, Friedrih, Shtark, Sais, Marusiç, Felipe, Shlup, Sidibe, Goldson, Knohe, Halstenberg, Shar, Oliver Kempf, De Shiljo, Paulo Diaz, Pieper, Rakitski, Janson.

Mesfushorë: Pogba, Kesi, Brozoviç, Zakaria, Kamara, Frojler, Lingard, Kantuell, Devid Bruks, Grillitsh, Toliso, Longstaf, Isko, Elneni, Klaeson, Xeka, Brahimi, Kabeja, Gros, Xhed Uollas, Vitsel, Vas, Mikael Seri, Kadioglu, Aleks Fernandez, Xhohn Suift.

Sulmues: Mbape, Dibala, Insinje, Dembele, Beloti, Azmun, Korona, Lakazet, Kramariç, Bernardeski, Di Maria, Kolo Muani, Januzaj, Origi, Larin, Brereton Diaz, Pavon, Nketiah, Dzhyba, Muset, Smolov, Djuriçiç, Tejo, Hoselu, Xhordan Ajeu, Romarinjo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat