Negociata befasuese

Futboll

Negociata befasuese

Më: 1 janar 2022 Në ora: 18:19
Negociata befasuese

Mario Balotelli beson gjithnjë e më shumë në rikthimin e tij në kombëtare, fillimisht për play off-et e Kupes se botës të planifikuar për në mars dhe më pas për të shkuar të luajë turneun në Katar dhjetorin e ardhshëm pasi ta kete ndihmuar ekipin për te fituar në përballjen e dyfishtë me Maqedoninë dhe më pas në rast të fitore mes Portugalisë dhe Turqisë, shkruan Telessporti.

“Mario e ka si obsesion rikthimin në kombëtare, ka vërtet një dëshirë të madhe – tha Vincenzo Montella, trajneri i tij aktual te Adana Demirspor – Ai e di që nuk është e lehtë sepse i ka munguar bluve për kaq shumë vite. Unë po e ndjek, sepse duhet të rritet në gjendje fizike, por bën më të mirën dhe mbi të gjitha synon të përpiqet. Më pas i takon Mancinit të vlerësojë dhe të bëjë zgjedhjen e tij në muajt në vijim”.

Ndërkohë, Balotelli përpiqet të mbështesë kandidaturën e tij në mënyrën më të mirë të mundshme, pra duke tërhequr zvarrë skuadrën ambicioze të sapograduar – që e mori atë në transfertë të lirë verën e kaluar – në katet e sipërme të Superligës turke: në mes të kampionatit, është e gjashta në renditje, vetëm tre pikë nga vendi i tretë.

Golat e mrekullueshëm si ai i shënuar të dielën e kaluar kundër Goztepe – një raketë gati 30 metra – janë karburanti i shpresave të Marios, por edhe motori i krenarisë së tij ndaj atyre që qeshin me mundësinë që ai të kthehet me fanellën e Italisë.

Sezoni i mirë i Balotellit – i kalitur me 8 gola dhe 4 asistime në 20 paraqitje gjithsej, pa krijuar asnjë problem në dhomat e zhveshjes – ka rindezur gjithashtu vëmendjen e tregut të transferimeve mbi të.

Është klubi i madh i futbollit turk, Galatasaray, që po përballet me një sezon të vështirë që aktualisht i sheh të dhjetet në renditje (por të kualifikuar për në fazën e 16-të të Ligës së Evropës), që ka synuar Super Marion, si pjesë e një fushate transferimi në janar që premton të jetë i fuqishëm për t’u ngjitur sërish, siç e ka kërkuar shprehimisht tekniku Fatih Terim.

Interesimi i klubit të Stambollit për Balotellin u raportua te presidenti i Adana Demirspor Murat Sancak, i cili nuk i mbylli dyert e operacionit, por vendosi çmimin e lojtarit:

“Nuk kemi dëgjuar asgjë për momentin, por nuk është e lehtë të marrësh lojtarë nga unë. Mario mund të shkojë vetëm nëse them ‘Shko’. Nuk dua ta lë tani sepse ai është lojtari më i mirë në ligë. Por nëse Galatasaray ka 10 milionë euro, ne mund të ulemi dhe të flasim.

Ne nuk kemi marrë ofertë dhe nuk kemi ndërmend ta shesim, por siç thashë, nëse kanë para, shihemi për Balotellin”. Në moshën 31-vjeçare, Mario është ende në gjendje të krijojë bujë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat