Newcastle paraqet ofertë

Futboll

Newcastle paraqet ofertë

Më: 1 janar 2022 Në ora: 18:59
Newcastle paraqet ofertë

Newcastle, sipas Sky Sports, ka paraqitur ofertë zyrtare për Kieran Trippier (shifra e saktë nuk është zbuluar). Për momentin, të dy klubet po flasin për termat e marrëveshjes, pasi mbrojtësi i djathtë konsiderohet prioritet për trajnerin Eddie Howe. Do të ishte nënshkrimi i parë i madh i Newcastle-it të ri saudit.

Howe e njeh mirë Trippierin, pasi e kishte nën komandën e tij te Burnley.

Ishte ai që këmbënguli për blerjen e tij nga Manchester City, pas një huazimi më shumë se të suksesshëm. Performancat e futbollistit te Burnley ndikuan në transferimin e lojtarit te Tottenhami dhe më pas te Atletico e Madridit, në Spanjë.

Te kuqebardhët ishte një nga lojtarët kryesorë që kontribuan në fitimin e LaLigas.  Dëmtimet, edhe pse vazhdon të jetë titullar, nuk e kanë lënë të shkëlqejë aq sa një vit më parë dhe dëshira e tij është të rikthehet në Angli, në moshën 31-vjeçare.

Për futbollistin anglez vazhdon të interesohet edhe Manchester United, por duket se “Djajtë e Kuq” janë një hap prapa në këtë garë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat