Kapiteni danez Simon Kjaer, “Lojtari i Vitit”, sipas britanikes “The Guardian”…

Futboll

Kapiteni danez Simon Kjaer, “Lojtari i Vitit”, sipas britanikes “The Guardian”…

Më: 2 janar 2022 Në ora: 08:22
Simon Kjaer

“Unë jam mirë, familja ime është mirë dhe do të rikthehem në fushën e futbollit. Preferoj që rastin ta shoh si një mundësi pozitive dhe të rrallë”. Kështu është shprehur Simon Kjaer, mbrojtësi i Milanit, gjatë një interviste të gjatë për prestigjiozen britanike “The Guardian”.

“Unë kam menduar shpesh se si do të ishte të kaloja dy ose tre muaj larg futbollit dhe çfarë duhet të bëj për të qenë kreativ dhe për ta bërë trupin tim më të fortë. Normalisht kjo nuk është e mundur, por unë mundohem,”- shtoi mbrojtësi i qendrës daneze, por edhe i kuqezinjve të Milanit.

“Do të kisha dashur të mos dëmtohesha, por duhet ta pranoj dhe po punoj për ta kapërcyer këtë dhe të dal më i fortë”,- vazhdoi Kjaer, i cili u shpall “Lojtari i Vitit” për veprimin e tij në shpëtimin e jetës së shokut të kombëtares Christian Eriksen, gjatë ndeshjeve të Kampionatit Europian të këtij viti.

Për emocionet që kaluam në vitin 2021, Kjaer pranoi se “ato ishin edhe pozitive, edhe “negative”. Kaluam gjithçka, të gjitha emocionet e mundshme”. Për shpëtimin e Eriksen, ai kujton: “Reagimi im ishte impulsiv dhe po ashtu i të gjithëve. Atë që bëmë, e bëmë si ekip. Nuk do të kisha mundur të qëndroja i qetë, nëse nuk do të kisha pasur dikë, ku të mbështetesha.

Nuk mendoj se mund të përgatitesh për diçka të tillë. E di, që nuk mund të kisha bërë asnjë nga këto, pa ekipin tim pranë meje. Në fund të ditës gjithçka ishte vetëm për një qëllim dhe ishte për Christian, për mirëqenien e tij në atë kohë dhe për familjen e tij”,– tha kapiteni i danezëve. “Unë flas shumë me Christian. Ishte terapia ime. Nëse e di që Christian është mirë, atëherë unë jam mirë”,- përfundoi Simon Kjaer.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat