Ivan Perisic në shitje

Futboll

Ivan Perisic në shitje

Më: 2 janar 2022 Në ora: 10:27
Ivan Perisic

Ivan Perisic nuk është në planet afatgjate të Simone Inzaghi.

Skuadra e Inter po planifikon të shes kartonin e Ivan Perisic gjatë merkatos së janarit, bën të ditur ‘Calciomercato’.

Lojtarët që kanë kontratë deri në qershor janë në negociata për parakontrata me skuadrat e reja. Me telashe që lidhen me rinovimin përballet edhe Inter, kur bëhet fjalë për lojtarë si Perisic e Brozovic.

Perisic preferohej të qëndronte, por muajt e fundit të 2021 kanë ndryshuar situatën.

33 vjeçari ka një pagë prej 5 milionë eurove për sezon, dhe kjo pagë nuk përshtatet mirë me situatën aktuale të klubit.

Inter shqyrtojnë opsionin për rinovim vetëm nëse lojtari pranon reduktim në pagë, por duket se kjo kërkesë vetëm sa largon palët nga marrëveshja.

Gjithsesi, lojtarit i është bërë me dije se mund të konsiderojë ofertat nga klubet tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat