Ibra nuk do ta mbyllë karrierën si humbës

Futboll

Ibra nuk do ta mbyllë karrierën si humbës

Më: 2 janar 2022 Në ora: 12:35
Ibra nuk do ta mbyllë karrierën si humbës

Zlatan Ibrahimoviç nuk ka vendosur ende se kur do të mbyllë karrierën e tij dhe me kontratën që i përfundon te Milani në fund të këtij sezoni, palët do të ulen shpejt për të vendosur se çfarë do të ndodhë pas qershorit.

Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, palët kanë diskutuar parimisht që negociatat për një rinovim të mundshëm të bëhen vetëm gjatë pranverës. Milani do të shohë pretendimet që ka për këtë vit dhe për sezonin e ardhshëm vetëm pas marsit. Një ide që përkon me atë të Ibrahimoviç, i cili pavrësisht moshës, nuk pranon një rol episodik në skuadër, por do të jetë protagonist i një projekti ambicioz.

Lojtari nuk dëshiron që të mbyllë karrierën duke qëndruar në stol apo duke qenë alternativë me pak minuta në fushë. Aq më tepër, nuk dëshiron që ditët e fundit të karrierës së tij të jenë në një klub i cili nuk lufton për objektiva prestigjiozë.

Kështu, palët do të shohin në pranverë se si janë kushtet reale dhe vetëm atëherë do të vendosin nëse do të ketë rinovim apo jo të marrëveshjes mes tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat