Tuanzebe është i huazuar tek Aston Villa

Futboll

Tuanzebe është i huazuar tek Aston Villa

Më: 2 janar 2022 Në ora: 14:53
Tuanzebe është i huazuar tek Aston Villa

Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, mbrojtësi i Manchester United Axel Tuanzebe do t’i bashkohet Napolit pasi që të dy klubet kanë arritur marrëveshje, e cila do të jetë në formë huazimi.

Momentalisht, Tuanzebe është i huazuar tek Aston Villa, por që nga ardhja e trajnerit të ri Steven Gerrard, mbrojtësi 24 vjeçar ka arritur të bëjë vetëm dy paraqitje.

Napoli ka qenë gjithmonë i interesuar për të transferuar Tuanzeben, dhe si duket klubi italian ka arritur tani marrëveshje me Manchester United.

Të dy klubet kanë rënë dakord që mbrojtësi të transferohet së shpejti, ku pastaj do të përfundoj edhe testet mjekësore në Itali.

“Djajtë e Kuq” do të përfitojnë 594,000 euro nga ky huazim, ndërsa thuhet se në marrëveshje nuk është përfshirë opsioni me të drejt blerjeje, që nënkupton se Tuanzebe do të rikthehet në “Old Trafford” sapo t’i përfundoj kontrata e tij e huazimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat