Morata një hap larg Barçës

Futboll

Morata një hap larg Barçës

Më: 3 janar 2022 Në ora: 14:43
Alvaro Morata

Alvaro Morata është vetëm një hap larg transferimit te Barcelona. Sipas të përditshmes sportive spanjolle “AS”, marrëveshja do të realizohet me 95% dhe spanjolli do të firmosë me blaugranat brenda kësaj jave.

Por i përfshirë në këtë akord është edhe Juventusi. Leja nga bardhezinjtë do të vijë vetëm nëse ata do të gjejnë zëvendësuesin e 29 vjeçarit. Por në Spanjë janë të bindur se Ksavi do ta ketë në dispozicion spanjollin që në takimin e Superkupës së Spanjës kundër Real Madridit më 12 Janar.

Madje prezantimi do të bëhet të mërkurën dhe sulmuesi do të firmosë një kontratë 18 mujore. Vetëm firma mungon që gjithçka të bëhet zyrtare. Ndërsa “Zonja e Vjetër’ po punon që të sjellë në Torino Mauro Ikardin. Qëllimi i torinëzve është që ta huazojnë argjentinasin e pastaj ta blejnë, ndërsa parisienët duan që shitja të bëhet që në muajin janar.

Por trajneri i parisienëve Mauricio Poketino mund të bëjë pa Ikardin në vazhdim, i cili në 20 takime në këtë sezon me parisienët, ka realizuar 5 gola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat