Thiago Silva rinovon kontratën me Chelsea

Futboll

Thiago Silva rinovon kontratën me Chelsea

Më: 3 janar 2022 Në ora: 18:48
Thiago Silva

Thiago Silva ka vënë firmën në kontratën e re me Chelsea.

Chelsea ka zgjidhur situatën me qendërmbrojtësin brazilian, Thiago Silva, në një kohë kur në atë repart ka krizë te ‘Blutë’.

Faqja zyrtare e Chelsea njofton se Silva ka vendosur të qëndrojë me londinezët edhe për një vit.

Kësisoj, Thiago do të jetë me Chelsea edhe në sezonin 2022/23.

Braziliani ka qenë pikë kyçe e skuadrës së Tuchel, duke regjistruar deri më tani këtë sezon 22 paraqitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat