Ronaldo kërkon perfeksionin

Futboll

Ronaldo kërkon perfeksionin

Më: 4 janar 2022 Në ora: 17:50
Ronaldo kërkon perfeksionin

Fiksimi i tij për mirëmbajtjen e trupit dhe për t’u përmirësuar ditë pas dite në aspektin fizik, tashmë është i njohur. Fjala është për Cristiano Ronaldon i cili është një detajist i madh kur bëhet fjalë për të ruajtur formën optimale.

Palestra dhe dieta janë komponentët më të rëndësishëm për të, ndërsa së fundmi, portugezi ka shtuar në këtë mes edhe shkencën. Kjo sepse sulmuesi i cili më datë 5 shkurt do të mbushë 37-vjeç është pajisur me një makineri terapie të oksigjenit hiperbarik.

Kjo makineri të cilën Ronaldo e ka përdorur edhe në të kaluarën i ka shërbyer futbollistit të Manchester United për t’u rikuperuar më shpejt nga dëmtimet. Por, tashmë, përdorimin e saj Ronaldo e ka për një tjetër qëllim.

Luzitani i ka premtuar të gjithëve se do të luaj në nivele të larta të paktën deri në moshën 40-vjeçare dhe përdorimi i shpeshtë i kësaj makinerie që Ronaldo tashmë e ka në shtëpi, do ta lejojë që këtë objektiv ta arrijë më me lehtësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat