Toronto arrin marrëveshje me sulmuesin e Napolit

Futboll

Toronto arrin marrëveshje me sulmuesin e Napolit

Më: 4 janar 2022 Në ora: 19:25
Lorenzo Insigne

Toronto ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Napolit, Lorenzo Insigne për transferimin në verë si agjent i lirë.

Kapiteni i “Napolitanëve” do largohet nga “Diego Maradona” që t’i bashkohet Toronots, me të cilët do nënshkruajë kontratë pesëvjeçare e gjysmë.

Isigne ka pranuar propozimin e Torontos, derisa në ditët e ardhshme do e nënshkruajë kontratën.

Këtë e ka konfirmuar edhe eksperti i transferimeve Fabrizio Romano që thotë se çdo gjë është kompletuar.

Ndërkohë, Napoli nuk do bëjë ndonjë ofertë tjetër në përpjekje për t’ia ndryshuar mendjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat