Shkon në MLS për një pagë “faraonike”

Futboll

Shkon në MLS për një pagë “faraonike”

Më: 5 janar 2022 Në ora: 14:57
Lorenzo Insigne

Janë përcaktuar edhe detajet e fundit të marrëveshjes së Lorenzo Insigne me skuadrën e Torontos.

Sulmuesi, të cilit i skadon kontrata me Napolin në përfundim të sezon, do të transferohet në MLS në korrik.

Sulmuesi italian ka nënshkruar kontratë për pesë vite e gjysmë me pagën maksimale: 11.5 milionë euro neto në sezon plus 4.5 milionë në formë bonusesh, të lidhura me statistikat individuale (golat ??dhe paraqitjet). Njoftimi pritet të bëhet më 8 janar.

Një lamtumirë e dhimbshme, por që për disa javë dukej e pashmangshme, duke qenë se De Laurentiis nuk kishte shkuar përtej ofertës 3.5 milionë euro plus një bonus rinovimi. Shifra këto larg atyre të ofruara nga skuadra kanadeze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat