Torino nuk lejohet të udhëtojë

Futboll

Torino nuk lejohet të udhëtojë

Më: 5 janar 2022 Në ora: 17:44
Torino nuk lejohet të udhëtojë

Nesër rifillon Serie A, por java e 20-të e kampionatit italian të futbollit mund të mos zhvillohet e plotë, pasi ndeshja Atalanta-Torino është në rrezik.

Autoriteti Shëndetësor Vendor i Torinos, nuk ka lejuar ekipin e Ivan Juric të udhëtojë drejt Bergamos, për shkak të një rasti të ri me Covid-19 tek ekipi ku luan Mërgim Vojvoda.

Numri i pjesëtareve të infektuar te Torino ka shkuar në tetë. Ndryshe nga çfarë ndodhi me Napolin dhe Hellas Veronën, ASL e Torinos ka vendosur të bllokojë transfertën e skuadrës granata.

Autoriteti Shëndetësor Vendor ka dhënë urdhër që të gjithë pjesëtarët e Torinos të izolohen në shtëpitë e tyre, duke u detyruar të kalojnë 5 ditë në karantinë, duke filluar nga sot.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat