Nuk durojnë trajnerin e ri

Futboll

Nuk durojnë trajnerin e ri

Më: 5 janar 2022 Në ora: 19:03
Nuk durojnë trajnerin e ri

Mesfushori holandez i Manchester United, Donny van de Beek, do të vlerësojë të gjitha ofertat që do të mbërrijnë në janar, pasi tashmë ka marrë vendimin për t’u larguar nga Djajtë e Kuq. Këtë e raporton ESPN.

I ardhur nga Ajax për një shifër më të lartë se 50 mln euro, mesfushori është aktivizuar me pikatore me Solskjaer, por gjërat skanë ndryshuar edhe me Ralf Rangnick dhe ndaj këtu vjen vendimi për t’u larguar, qoftë edhe huazim.

Qëllimi i ish-talentit të Ajax lidhet me faktin se i duhet besim dhe të luajë sa më shumë, pasi në fund të vitit do të jetë Botërori në Katar.

Sakaq, sirena angleze për Gabriel Barbosa, i njohur më mirë si Gabigol. Siç raporton portali 90min.com, pas Ëest Hamit edhe Neëcastle ka vënë në shënjestër sulmuesin brazilian të Flamengos.

Newcastle që ka arritur akordin me Atletico Madrid për Trippier për 15 mln euro dhe bonuse. Duhet të firmosë kontratë për 3 vite me “qymyrxhinjtë”, si goditja e parë e vërtetë e familjes së pasur saudite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat