Chelsea fiton ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Tottenhamit

Futboll

Chelsea fiton ndeshjen e parë gjysmëfinale ndaj Tottenhamit

Më: 5 janar 2022 Në ora: 22:59
Chelsea

Chelsea fitoi ndeshjen e parë gjysmëfinale të Carabao Cup ndaj Tottenhamit me rezultat 2:0. Blutë e Londrës dominuan në tërësi ndeshjen, duke kërkuar fitoren me ngulm. Romelu Lukaku u rikthye në skuadër dhe formacion titullar por Tuchel humbi dy lojtarë të tjerë: Thiago Silva dhe Ngolo Kante, të konfirmuar si pozitivë me COVID-19.

Të përzgjedhurit e Antionio Contes ia bën më të lehtë Chelseat që ndihmuan në të dy gola e realizuar. Fillimisht, në minutën e pestë, Havertz shënoi me ndihmën e Sanchez që në përpjekje për të larguar topin, e shtyu drejt rrjetës së tij.

Ndërsa në minutën e 36 pasi një krosimi, Tanganga duke tentuar të largojë topin nga zona e tij e çoi direkt në trupin e Ben Davies që shënon për 2:0, që mbeti edhe rezultati përfundimtar.

Chelsea mund të thellonte avantazhin nëse gjuajtja e Lukakut me kokë nuk do të shkonte shumë pranë portës së Lloris, si dhe Werner, që u rikthye pas infektimit me COVID, të tregohej më i shkathët kur u gjend i vetëm përballë portës së Tottenham.

Në anën tjetër, Tottenham pati dy raste të mira, që të dyja në pjesën e dytë të lojës. Fillimisht Harry Kane tentoi nga gjuajtja e lirë, ndërsa më pas edhe Le Celso pati mundësi të shënonte nga afërsia, por në të dy rastet Kepa Arrizabalaga u kujdes të mbante portën e paprekur.

Ndeshja e kthimit e gjysmëfinales së Carabao Cup mes këtyre dy skuadrave do të luhet të mërkurën me fillim në ora 20:45, kësaj radhe me skuadrën e Contes si nikoqire.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat