Reali gjunjëzon Alcoyano-n, kualifikohet më tej

Futboll

Reali gjunjëzon Alcoyano-n, kualifikohet më tej

Nga: K.G. Më: 5 janar 2022 Në ora: 23:20
Reali gjunjëzon Alcoyano-n, kualifikohet më tej

Skuadra e Real Madridit ka shënuar fitore në udhëtim me rezultat 3:1 ndaj Alcoyano-s.

Alcoyano, anëtare e kategorisë së tretë të Spanjës, u përpoq për befasi por nuk ia doli ndaj gjigantit botëror.

Për Realin shënuan Militao (39'), Asensio (77') e Isco (79') dhe për Alcoyano Dani Vega (66').

Fakt interesant i kësaj sfide ka qenë kur vendasit barazuan por në 13 minutat e fundit madrilenët nuk lejuan që të befasohen në garën e Kupës së Mbretit.

Reali kualifikohet në të tetën e finales së Kupës së Mbretit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat