Barcelona me probleme

Futboll

Barcelona me probleme

Më: 6 janar 2022 Në ora: 18:46
Ronald Araujo

Barcelona me probleme, i lëndohet lojtari.

Barcelona ka konfirmuar ditën e sotme me anë të një komunikate se mbrojtësi, Ronald Araujo ka pësuar një frakturë dhe do të operohet ditën e premte.  Mbrojtësi pritet të mungojë për rreth 4-6 javë.

Barcelona njofton: “Lojtari do t’i nënshtrohet një operacioni nesër të premten nga Dr. Xavier Mir nën mbikëqyerjen e shërbimeve mjekësore të klubiy. Pas përfundimit të kësaj ndërhyrjeje do të jepet një deklaratë e re”.

Uruguajani ishte titullar në ndeshjen e Kupes së Mbretit ndaj Linares ku luajti vetëm një pjesë lojë duke u zëvendësuar më pas nga Gerard Pique.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat