Coutinho tek Aston Villa

Futboll

Coutinho tek Aston Villa

Më: 7 janar 2022 Në ora: 11:03
Coutinho tek Aston Villa

Philippe Coutonho është zyrtarisht futbollist i Aston Villas në Premier League.

Klubi anglez, nëpërmjet një postimi të shkurtër, ka njoftuar se braziliani transferohet në formë huazimi në “Villa Park” për pjesën e mbetur të sezonit.

Skuadra nga Birminghami do të ketë gjithashtu mundësinë e blerjes së kartonit të brazilianit, sigurisht nëse impakti i tij në skuadër do të jetë i duhuri.

Gjatë orëve të ardhshme Coutinho do t’u nënshtrohet testeve mjekësore dhe do të marrë lejen e punës, për t’u vënë menjëherë nën urdhrat e trajnerit Steven Gerrard.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat