Zbulohet propozimi marramendës i Mahrez

Futboll

Zbulohet propozimi marramendës i Mahrez

Më: 7 janar 2022 Në ora: 13:18
Zbulohet propozimi marramendës i Mahrez

Jo vetëm futboll në jetën e yllit të Manchester City, Riyad Mahrez.

Algjeriani, në fakt, ka vendosur të bëjë më në fund hapin e madh në jetën personale duke u martuar me Taylor Ward. Siç ka bërë të ditur The Sun, çifti ka vendosur të zhvillojë një ceremoni sekrete.

E përditshmja angleze ka ripërshkuar të gjithë historinë e dashurisë të të dyve duke shpjeguar se Mahrez dhe gruaja e tij do të zhvillojnë një tjetër ceremoni në Mbretërinë e Bashkuar, në mënyrë që lidhja e tyre të konsiderohet e ligjshme edhe në këtë vend.

Mahrez, siç ka zbuluar The Sun, i ka propozuar bukuroshes Taylor me një unazë me vlerë mbi 400 mijë sterlina. Pasi ajo ka thënë “po”, ka ardhur edhe hapi i madh.

“Riyad dhe Taylor janë tani ligjërisht të martuar sipas ligjit islamik. Për ata ishte e rëndësishme të ndiqnin traditat fetare. Ceremonia ka qenë e shkurtër. Tani do të zhvillojnë një martesë të dytë. Taylor dhe Riyad janë të lumtur dhe dashurohen shumë”, ka pohuar një burim anonim i intervistuar nga media angleze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat