Interi ka gjasa për 3:0 në tavolinë

Futboll

Interi ka gjasa për 3:0 në tavolinë

Më: 7 janar 2022 Në ora: 14:58
Interi

Interi u paraqit në stadiumin “Dall’Ara”, priti 45 minuta sipas rregullores së bashku me arbitrat, kohë të cilën e shfrytëzuan për një stërvitje ekstra dhe më pas të gjithë në dush, përpara nisjes për në aeroport.

Dhe pyetja që tani të gjithë bëjnë është, çfarë do të ndodhë tani?

Në protokollin e kryesorit të ndeshjes, takimi mund të quhet i mbyllur dhe sipas artikullit 53 të rregullores së Federatës Italiane, mosparaqitja në fushë e kundërshtarit dënohet me humbjen 0-3 në tavolinë.

Gjithsesi, që vendimi të konfirmohet edhe në anën ligjore do t’i takojë me shumë mundësi Gjykatësit Sportiv Italia, i cili do të mblidhet ditën e sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat