Morata, i zhgënjyer…

Futboll

Morata, i zhgënjyer…

Më: 8 janar 2022 Në ora: 11:11
Morata, i zhgënjyer…

Alvaro Morata është i zhgënjyer sipas AS.

Ai është i irrituar me bllokimin e transferimit të tij te Barcelona nga Max Allegri.

Sipas AS, lojtari ka arritur marrëveshje personale me Barcelonën prej kohësh, por Allegri haptazi tha se Morata s’do të lëvizë nga Torino.

Sido që të jetë, lojtari ende shpreson që të ndryshojë diçka.

Ai shpreson që Juventusi ta gjejë një zëvendësues në mënyrë që ai të realizojë marrëveshjen e tij me Barçën.

Morata ishte kërkuar special nga Xavi Hernandez, diçka që e ka joshur lojtarin, por Juve dhe Allegri tani për tani s’duan që ai të largohet nga zonja e vjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat