Gjithnjë e më larg Juventusit

Futboll

Gjithnjë e më larg Juventusit

Më: 8 janar 2022 Në ora: 15:29
Gjithnjë e më larg Juventusit

Arthuri është në listë për t’u larguar nga Juventusi.

Massimiliano Allegri është duke i dhënë më shumë minuta javëve të fundit, por ende mund të largohet nga Juve në janar.

Sipas Gianluca Di Marzios, zonja e vjetër ka shumë oferta për ishin e Barcelonës dhe në fillim, do të mendojë për një zëvendësues, para se ta lërë të largohet 25-vjeçarin.

Braziliani ka kontratën me Juven deri më 2025 dhe ka bërë 10 paraqitje në të gjitha garat deri më tani këtë sezon, të shpërndara në 399 minuta.

Vetëm katër nga këto takime i ka nisur nga fillimi, diçka që vërteton se lojtari ka dështuar të luajë rregullisht te Juve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat