Turan rikthehet në fushë pas 5 muajsh

Futboll

Turan rikthehet në fushë pas 5 muajsh

Më: 9 janar 2022 Në ora: 17:22
Turan rikthehet në fushë pas 5 muajsh

Një dëmtim i rëndë në gju e la për një kohë të gjatë jashtë fushave Arda Turan. Mesfushori turk është rikthyer në fushë pas pesë muajsh me Galatasarayn.

34-vjeçari u fut në fushë në minutën e 61-të në ndeshjen shtëpiake që djemtë e Fatih Terim humbën 0-1 kundër Giresunspor.

Arda Turan nuk ia doli të shmangë humbjen e ekipit të tij, teksa të gjithë u befasuan nga ndryshimi fizik i lojtarit turk.

Mesfushori ofensiv dukej totalisht jashtë forme dhe kishte shtuar shumë kilogramë. Imazhet e tij janë bërë virale, me tifozët e Galatasarayt që nuk i kanë kursyer kritikat dhe thumbimet ndaj tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat