Klubi në krizë të rëndë, “Tigrat e Zi” i reagojnë Ramiz Lladrovcit

Futboll

Klubi në krizë të rëndë, “Tigrat e Zi” i reagojnë Ramiz Lladrovcit

Nga: K.G. Më: 9 janar 2022 Në ora: 19:20
Klubi në krizë të rëndë, “Tigrat e Zi” i reagojnë Ramiz Lladrovcit

Feronikeli nga Drenasi është në krizë të thellë. 

Skuadra po kalon ditë të vështira dhe është në fund të tabelës së elitës së futbollit të Kosovës, me gjithsej 11 pikë.

Tifozët “Tigrat e Zi” reagojnë në lidhjen me klubin dhe i drejtohen edhe kryetarit të komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci.

“Të gjithë ju qe ishit më herët dhe e krijuat gjendjen më të keqen në klub qe nga themelimi i klubit po ju bëjmë thirrje në emrin e Tifozëve ‘Tigrat e Zi’ dhe të qytetarëve, që t’i kryeni borxhet ndaj klubit tonë të zemrës dhe ta lironi sa më parë klubin sepse ka njerëz që klubin e dojnë më shumë se ju dhe nuk këqyrin të përfitojnë nga klubi sikur ju.

Kemi edhe një fjalë për Kryetarin e Komunës Ramiz Lladrovci që të merr një vendim siç e ka vendosur këtë President ta largoj dhe të iu kthehet klubit dinjiteti i mëhershëm.

Presidenti, Kryesia dhe Lojtaret vijnë dhe shkojnë por ne si Tifozeri do të jemi gjithmonë pranë FC Feronikelit sepse neve nuk na intereson a jemi në Superligë a në Ligen 1, 2 ose 3 do të jemi gjithmonë besnik ndaj Feronikelit sepse ky emër është më i madh se të gjithë ju.

Feronikel – Dashuri që s’shuhet kurrë”, reagojnë ‘Tigrat e Zi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat