Napoli gjen zëvendësuesin e Insignes

Futboll

Napoli gjen zëvendësuesin e Insignes

Më: 10 janar 2022 Në ora: 17:50
Foto ilustrim

Sipas raporteve në Itali, sulmuesi i Feyenoordit, Luis Sinisterra është synimi numër 1 për ta zëvendësuar Lorenzo Insignen në sezonin e ardhshëm. 

Italiani do t’i bashkohet Toronto FC si lojtar i lirë këtë verë, Sinisterra (22) ka kontratë me Feyenoordin deri në qershorin e vitit 2024 dhe ka shënuar 14 gola në 28 paraqitje me skuadrën këtë sezon. 

Sipas Calciomercato.com, ai është synimi kryesor i Napolit për ta zëvendësuar Insigne në sezonin 2022-23. 

Ai ishte në bisedime edhe me Atalantan gjatë verës dhe me disa skuadra të Premier Ligës dhe Bundesligës që po ashtu janë duke e monitoruar kolumbianin. 

Sipas raportit, drejtori i Napolit, Cristiano Giuntoli do të hap bisedat për çmimin e lojtarit dhe mënyrën si do ta ekzekutojë këtë operacion. 

Dje, Insigne luajti ndeshjen e parë me Napolin prej që Toronto FC lajmëroi për transferin e tij. Ai u detyrua që të largohet nga fusha shkaku i një lëndimi në muskul dhe u duartrokit në stadiumin “Maradona” derisa largohej nga fusha. 

Ai është produkt i akademisë së Napolit ku Insigne ka shënuar 114 gola në 416 ndeshje me skuadrën nga jugu i Italisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat