Gërbeshi i bashkohet skuadrës së elitës së futbollit të Kosovës

Futboll

Gërbeshi i bashkohet skuadrës së elitës së futbollit të Kosovës

Nga: K.G. Më: 11 janar 2022 Në ora: 14:50
Gërbeshi i bashkohet skuadrës së elitës së futbollit të Kosovës

Malisheva përforcon radhët me Fidan Gërbeshin.  Me Gërbeshin do të janë edhe më të fortë dhe me synime për të ruajtur statusin në elitën e futbollit të Kosovës.

“Konfirmojmë transferrin e ri të lojtarit Fidan Gërbeshi.

Marrëveshja me Fidanin për sezonin 2021/2022, i shton kualitetin klubit tonë dhe e bën FC Malishevën një konkurrent serioz në Superligë. Kryesisht luan si qendër mbrojtës. Një qendër mbrojtës i kompletuar, i qëndrueshëm dhe punëtor. 

Karrierën e tij si futbollist e filloi me Ka filluar me FC Ulpianën, pastaj luajti për FC Dritën, Feronikelin dhe së fundmi në FC Arbëria. Fidani ka patur një karrierë të bujshme dhe një përvojë mbresëlënëse si në futbollin Kosovar po ashtu edhe evropian. 

Superliga e Kosovës: 132 ndeshje 
Kupa e Kosovës: 8 ndeshje 
Europa League: 3 ndeshje 
Superkupa e Kosovës: 3 ndeshje 
UEFA Champions League: 2 ndeshje

Të lumtur që Fidani është tashmë pjesë e klubit tonë, ne i dëshirojmë mirëseardhje dhe i urojmë fat të mirë dhe suksese, si me klubin po ashtu edhe në sferën personale”, njofton Malisheva.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat