Muriqi: Si familje, ne e donim dhe e duam atë...

Futboll

Muriqi: Si familje, ne e donim dhe e duam atë...

Më: 11 janar 2022 Në ora: 18:17
Muriqi: Si familje, ne e donim dhe e duam atë...

Sulmuesi i Lacios, Vedat Muriqi, është një nga lojtarët që nuk bën pjesë në planet e Sarrit. Sulmuesi nuk e ka fshehur dëshirën e tij për t’u bashkuar sërish me skuadrën e Fenerbahçes, ekip që ai preku majat.

Para disa ditësh, Muriqi, ishte i ftuar në një emision në Turqi për “Kanal D”.

“Ne jemi shumë të lumtur të jemi në këtë qytet të mrekullueshëm. Si familje, ne e donim dhe e duam atë. Ne mundohemi të vijmë këtu kur unë kam një ose dy ditë pushim” u shpreh lojtari në intervistë.

Gjithashtu dhe bashkëshortja e Muriqit, Edibe, nuk ndihet e lumtur në kryeqytetin italian.

“Unë nuk kam qenë kurrë e lumtur në Romë. Do të doja të kthehesha në Stamboll dhe të lexoja mendjen e presidentit të Fenerbahces” deklaroi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat