Tottenham e ka seriozisht

Futboll

Tottenham e ka seriozisht

Më: 12 janar 2022 Në ora: 11:37
Tottenham e ka seriozisht

Tottenham dëshiron ta rikthejë Luka Modriçin në Angli.

Edhe pse 36-vjeçar, Luka Modriç po tregon paraqitje mbresëlënëse me Real Madridin dhe është i paprekshëm në formacionin e Carlo Ancelottit.

Reali rinovoi me lojtarin vitin e kaluar me 10% ulje të pagës deri në qershor të vitit 2022.

Mirëpo, te Los Blancos janë të mahnitur me fizikun e mesfushorit kroat, që po mendojnë që t’i ofrojnë një tjetër kontratë një vjeçare.

Sido që të jetë, Tottenham është hedhur në sulm për të prishur gjithçka.

Spursat duan ta rikthejnë në shtëpi Modricin, ku ka luajtur prej 2008 deri më 2012.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat