Mici thyen heshtjen dhe tregon nëse do të largohet nga Prishtina

Futboll

Mici thyen heshtjen dhe tregon nëse do të largohet nga Prishtina

Më: 13 janar 2022 Në ora: 21:57
Mici thyen heshtjen dhe tregon nëse do të largohet nga Prishtina

Gledi Mici është lakuar prej shumë ditësh për një rikthim të mundshëm në Shqipëri. Ditët e fundit emri i tij është përfolur te Partizani, aty ku linja e majtë e mbrojtjes ka mbetur bosh pas largimit të Mustës.

E ardhmja e futbollistit është vënë në dyshim. Megjithatë ai duket i vendosur për të vijuar aventurën e tij te Prishtina.

Në një prononcim të dhënë për Newsport.al, mëngjërashi tregoi se ka edhe 2 vite e gjysmë kontratë me Prishtinën.

E në këto kushte nuk mund të lëvizë drejt Tiranës për t’iu bashkuar të kuqve. Gjithashtu ka treguar se nuk ka pasur bisedime me asnjë ekip në kryeqytet.

“Nuk ka asnjë lloj akordi dhe nuk kam folur me asnjë klub në Shqipëri. Kam kontratë edhe 2 vite e gjysmë me Prishtinën. Kam folur me drejtuesit këtu dhe nuk duan që të largohem pasi jam pjesë e projektit të tyre.

Kështu që dua apo s’dua do të respektoj kontratën. Është thuajse e pamundur të iki nga Superliga në Kosovë“, përfundoi shkurtimisht për Newsport.al, Gledi Mici.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat