Kthesë 180 gradë

Futboll

Kthesë 180 gradë

Më: 15 janar 2022 Në ora: 18:59
Kthesë 180 gradë

Nuk ka humbur çdo shpresë për PSG-në. Në fakt, klubi i emirit të Katarit sheh një hapje në negociatat e vështira për vazhdimin e kontratës së Kylian Mbappe.

Kampionit i vjen fundi i kontratës në qershor dhe tashmë, këtë muaj mund të gjejë marrëveshje me një ekip tjetër. Real Madridi është destinacioni më i akredituar, por në orët e fundit ka dalë me arrogancë hipoteza e një rinovimi strategjik. Lajmi bëhet i ditur nga një prej gazetarëve francezë më të afërt me lojtarin, shkruan Telesporti.

Si fillim, “Telefoot” zbuloi se të dyja palët po bisedojnë me njëra-tjetrën. Në fakt, javët e fundit ka nisur një dialog i hapur dhe i frytshëm, i cili konsolidon marrëdhënien e mirë të krijuar pas tensioneve të verës.

Dhe kështu, siç u përmend tashmë në fund të sezonit të kaluar nga L’Equipe, perspektiva e një kompromisi duket më konkret. Kjo do të shmangte lamtumirën falas, të cilën Mbappé nuk e ka konsideruar kurrë si zgjidhjen më të mirë. Prandaj, thuhet se po punohet për një rinovim afatshkurtër.

Këtu flitet për mundësinë e një periudhe 2-vjeçarem që do t’i lejonte PSG-së të mbante sulmuesin edhe në sezonin që çon në Kupën e Botës 2022, një vitrinë për Katarin, dhe më pas ndoshta të lehtësonte një shitje më 2023. Kujtojmë se Real Madridi, verën që shkoi aq i ofroi deri në 200 milionë klubit parizien, por nuk e bindi emirin e Katarit ta shiste xhevahirin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat