Milan gjen mbrojtësin që kërkonte

Futboll

Milan gjen mbrojtësin që kërkonte

Më: 15 janar 2022 Në ora: 20:10
Arthur Theate

Pas dëmtimeve të Kjaer dhe Tomori, skuadra e Milanit është në kërkim të një mbrojtësi.

Për këtë arsye, drejtuesit e klubit kuqezi janë duke kryer disa sondazhe për të gjetur lojtarin e duhur për të mbushur boshllëqet e krijuara.

Ideja është afrimi i një lojtari që në merkaton e janarit dhe, sipas “sportmediaset”, Milan ka hedhur sytënga mbrojtësi 21-vjeçar belg Arthur Theate, që luan në Serinë A me Bologna (2 gola këtë sezon). Madje Milan ka nisur kontaktet e para me menaxherin e lojtarit.

Lojtari, që ka ardhur vjet në verë te Bologna në formë huazimi nga belgët e Oostende, është aktivizuar në 15 ndeshje nga trajneri Mihajlovic dhe ka bërë paraqitje të mirë, duke ngjallur interesin e kuqezinjve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat