Vështroi shtrembër drejt tribunës

Futboll

Vështroi shtrembër drejt tribunës

Më: 16 janar 2022 Në ora: 11:12
Dybala

Juventusi arriti të fitonte mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Allianz” ndaj Udinezes me rezultatin 2-0. Ajo që ra më shumë në sy ishte Paulo Dibala i cili realizoi golin e parë të takimit, por sulmuesi argjentinas nuk festoi dhe gjatë një interviste pas ndeshjes ai tha se kishte ftuar një mikun e tij në stadium dhe se nuk po e gjente me sy:

“Po kërkoja një mikun tim që e kisha ftuar, por nuk e gjeta në tribunë, kishte kaq shumë njerëz. Rinovimi? Kanë qenë shumë lajme dhe kanë ndodhur kaq shumë gjëra.

Preferoj të mos flas për këtë. Klubi ka vendosur që do të diskutohet midis muajit shkurt dhe mars. Nuk kam asgjë për t’i vërtetuar askujt, jam në dispozicion të trajnerit dhe jam duke pritur.

Mendoj se bëmë një ndeshje të mirë. Duhet të përpiqemi të japim vazhdimësi pas golit, shumë herë ndodh që pasi shënojmë mbrohemi më shumë, kemi frikë.

Duhet të luajmë më shumë për këtë. Ne jemi Juventusi dhe jemi afër atyre që janë mbi ne. Duhet të përpiqemi të fitojmë, nuk kemi një lojë të mirë, nuk është forca jonë, por duhet të fokusohemi te dëshira.”, përfundoi Dibala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat