Nuk e sheh fushën prej 4 muajsh

Futboll

Nuk e sheh fushën prej 4 muajsh

Më: 16 janar 2022 Në ora: 13:47
Robin Gosens

Robin Gosens nuk ka luajtur më që nga 29 shtatori, ditën e dëmtimit të muskujve të pësuar në ndeshjen e Champions League kundër Young Boys.

Një problem që e mban ende sot jashte, por pavarësisht ndalesës së gjatë, nuk mungojnë admiruesit e anësorit gjerman.

Newcastle duket se është serioz, ata duan fort klasën e vitit 1994 të Atalantës dhe synojnë ta marrin atë pavarësisht dëmtimit.

Klubi anglez po përpiqet të marrë siguri per kohen kur ai do te kthehet ne fushe, pra e planifikuar për 15 shkurt.

Pas kontrolleve të radhës që lojtari do të kryejë me stafin mjekesor bergamask, nëse vijnë lajme të mira, edhe Newcastle do të prezantojë një ofertë zyrtare. Me Gosens tashmë është gjetur marrëveshja: një kontratë trevjeçare e gjysmë është gati për 3.5 milionë neto në sezon, praktikisht trefishi i asaj që ai fiton në Bergamo.

Me Gasperini, këtë sezon, Robin Gosens nuk e ka pare thuajse fare fushen.

Anësori gjerman është jashtë fushës që nga fundi i shtatorit për shkak të një problemi muskulor të pësuar në ndeshjen e Champions League kundër Young Boys. Për të ishte paraqitja e dytë dhe e fundit në Evropë deri më tani këtë sezon, që zgjati vetëm 11 minuta, pas debutimit të tij me një gol ndaj Villarreal.

Në ligë, megjithatë, vetëm gjashtë ndeshje, me një gol të shënuar kundër Sassuolos dhe një asist ndaj Fiorentinës.

Që nga ardhja e tij në Bergamo në verën e vitit 2017, Robin Gosens ka marrë pjesë në 50 gola, me 29 gola dhe 21 asistime të shënuara në 157 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat