Qetësohen te Leipzigu!

Futboll

Qetësohen te Leipzigu!

Më: 18 janar 2022 Në ora: 13:54
Dominik Szoboszlai

Qetësohen te Leipzigu!

Frymëmarrje lehtësuese për Dominik Szoboszlai dhe Leipzigun. Futbollisti, i cili u ndal gjatë nxemjes para sfidës me Stuttagartit, për fat të mirë nuk ka pësuar asgjë serioze.

Vizitat mjekësore qartësuan se futbollisti ka pësuar vetëm një tërheqje të lehtë muskulore në kofshën e djathtë dhe rikthimi i tij në stërvitje pritet ndodhë shumë shpejt.

Lajmi u konfirmua nga vetë drejtuesit e klubit gjerman, që me anë të një njoftimi deklaruan se Szoboszlai, për shkak të dëmtimit, do të mungojë në sfidën DFB Pokal kundër Hansa Rostock, të mërkurën, por do të jetë në dispozicion të skuadrës në kampionat në përballjen kundër Wolfsburgut, e programuar për të dielën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat