Tirana paguan milionat

Futboll

Tirana paguan milionat

Më: 18 janar 2022 Në ora: 14:46
Tirana paguan milionat

Devid de Silva është gati. Këtë e thonë edhe trajnerët e skuadrës, ndërsa aktivizimi i sulmuesit varet nga federimi i tij. Tirana është duke bërë të pamundurën që lojtari të federohet deri në mbrëmjen e së hënës, pasi dihet që bardheblutë kanë merkaton të bllokuar.

Është e sigurt që trajneri do ta aktivizonte De Silvën në qoftë se ai i kishte dokumentet në rregull.

Tirana mësohet se të premten ka paguar në FIFA shumën që të lirojë merkaton. Ky është lajmi më i fundit nga FSHF-ja. Me sa është marrë vesh, me shumë mundësi, dje ose e shumta sot Tiranës i hapet merkatoja dhe De Silva regjistrohet.

Bardheblutë dihet që kishin një problem me ekipin ganez nga ku kanë marrë gushtin e 2020-ës Dansonë dhe Giamfin. Duhet të paguajnë vetëm 10 mijë euro për kartonët e blerë, që të regjistrojnë lojtarë, ndërsa është shtuar edhe një lojtar tjetër afrikan dhe në total, pagesa ishte 20 mijë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat