A do të marrin Kastriot Imerin?

Futboll

A do të marrin Kastriot Imerin?

Më: 19 janar 2022 Në ora: 12:35
A do të marrin Kastriot Imerin?

Genoa dëshiron të korrigjojë gabimet e fazës së parë të kampionatit në mënyrë që të parandalojë rënien nga kategoria.

Së fundmi drejtuesit shkarkuan nga pozicioni i trajnerit. Andriy Shevchenko, i cili e pati të pamundur te ndryshojë situatën tek skuadra e Genoas.

Në vend të tij, pritet të vijë Bruno Labbadia, i cili së fundmi udhëhoqi skuadrën gjermane, Hertha Berlin.

Trajneri gjerman duket se nuk do të arrijë i vetëm në Itali, por do të transferojë dhe një lojtar që luan në Superligën e Zvicrës tek skuadra e Servette.

Bëhet fjalë për 21 vjeçarin me origjinë shqiptare, Kastriot Imeri që luan në pozicionin e mesfushorit të avancuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat