Manchester United preferon që të mbajë mesfushorin

Futboll

Manchester United preferon që të mbajë mesfushorin

Më: 20 janar 2022 Në ora: 11:12
Manchester United preferon që të mbajë mesfushorin

Manchester United preferon që të mbajë mesfushorin ofensivë, Jesse Lingard, deri në fundin e sezonit.

Anglezi është pa kontratë në verë, gjë që e lejon të nënshkruajë parakontratë me ndonjë skuadër tjetër jashtë Anglisë.

Newcastle United raportohet se është duke monitoruar situatën dhe synon ta huzojë për këta muajt e mbetur të kontratës.

Sidoqoftë, gazetari Sam Pilger raporton se Man Utd shpreson që ta mbajë Lingardin për pjesën e dytë të sezonit, edhe nëse nënkupton që ta humbasin 29-vjeçarin falas në verë.

Lingard këtë edicion nuk ka bërë paraqitje të madhe, derisa ka qenë titullar vetëm dy herë këtë sezon.

Ndërkohë, edhe Lingard preferon që të qëndrojë në “Old Trafford” deri në fundin e edicionit, ngase në verë do këtë më shumë mundësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat