Yllit të Manchester Utd i futen hajnat në shtëpi

Futboll

Yllit të Manchester Utd i futen hajnat në shtëpi

Më: 21 janar 2022 Në ora: 15:13
Yllit të Manchester Utd i futen hajnat në shtëpi

Shtëpia e mbrojtësit suedez të Manchester United, Victor Lindelof ka qenë cak e disa hajdutëve, transmeton Insporti

Këtë e ka konfirmuar klubi anglez nëpërmjet një komunikate për shtyp dhe vet gruaja e Lindelofit, Maja,  në rrjetin social Instagram.

Ajo ka shpjeguar se ka arritur të fshehët së bashku me dy fëmijët e saj, përderisa hajdutët ishin duke e thyer shtëpinë e tyre.

Megjithatë, e gjithë situata për familjen Lindelof ka kaluar pa ndonjë lëndim dhe tashmë janë kthyer në Suedi për ta kaluar këtë situatë.

Trajneri gjerman i Djajve të Kuq, Ralf Rangnick e ka konfirmuar se e ka liruar Lindelofin për ndeshjen e nesërme kundër West Ham United në kuadër të Premier Ligës, për shkak të kësaj situate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat