Ja gjesti i Gerrard drejt tifozëve të Everton pas fitores së Aston Villas

Futboll

Ja gjesti i Gerrard drejt tifozëve të Everton pas fitores së Aston Villas

Më: 22 janar 2022 Në ora: 17:35
Steven Gerrard

Skuadra e Aston Villas ka shënuar fitore të rëndësishme si mysafire me rezultat minimal 1:0 kundër Evertonit, fitore kjo e cila la tej mase të gëzuar trajnerin Steven Gerrard.

Aston Villa e mposhti Evertonin me rezultat 1:0, ku golin e vetëm në ndeshje dhe të fitores për skuadrën e Gerrard e shënoi Emiliano Buendia në minutën e 45’+3 shtesë.

Kësaj fitoreje i është gëzuar trajneri Steven Gerrard, i cili nuk fshehu ndjenjat e tij drejt tifozëve të Everton.

Gerrard vërehet teksa nxjerr gjuhën e tij drejt tifozëve të Evertonit, ku më pas edhe nuk heziton që t’i fyej ata.

Gjestin e Gerrard e gjeni më poshtë:

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat