​Reali kërkon tri pikë të plota ndaj Elches, formacionet zyrtare

Futboll

​Reali kërkon tri pikë të plota ndaj Elches, formacionet zyrtare

Më: 23 janar 2022 Në ora: 15:33
Foto ilustrim

Pasi e fitoi Superkupën e Spanjës, Real Madridi kërkon që ta vazhdojë rrugën drejt titullit kampion edhe në La Liga, aty ku po i prinë tabelës me tri pikë më shumë se ndjekësi i parë, Sevilla.

Trajneri Carlo Ancelotti e ka përmendur titullin si një objektiv real për skuadrën e tij dhe sot do të ballafaqohet me Elchen në “Santiago Bernabeu” me fillim nga ora 16:15, ndaj së cilës kërkon vetëm fitore nga skuadra e tij.

Këto janë formacionet zyratre:

Real Madrid: Courtois, Militao, Alaba, Hazard, Kroos, Benzema, Modric, Casemiro, Lucas, Vinicius, Mendy

Elche: Badia, Palacios, Verdu, Glez, Mojica, Morente, Guti, Gumbau, Milla, Perez, Boye

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat