Oblak rezulton pozitiv me Covid-19

Futboll

Oblak rezulton pozitiv me Covid-19

Më: 25 janar 2022 Në ora: 12:57
Oblak rezulton pozitiv me Covid-19

Jan Oblak , portier i At. Madridi, ka shtuar emrin e tij në listën e gjatë të lojtarëve të La Liga Santander që kanë rezultuar pozitivë me Covid.

Portieri slloven, duke ndjekur udhëzimet e përcaktuara nga protokollet aktuale shëndetësore, është i mbyllur në shtëpinë e tij për të shmangur përhapjen e infeksionit.

‘Pushimi’ në të cilin është detyruar Oblak nuk do ta bëjë atë të humbasë asnjë takim zyrtar . As ndërkombëtare, pasi skuadrat evropiane nuk luajnë asnjë lojë në këtë pauzë, as me klubin e tyre.

Kujtojmë se AtlEtico e luan ndeshjen e radhës zyrtare të dielën, më 6 shkurt në Camp Nou kundër Barçës (16:15), gjë që i jep kohë të mjaftueshme për të përfunduar izolimin dhe për të kapërcyer pasojat e mundshme që mund të lërë infektimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat