Morata te Barcelona?

Futboll

Morata te Barcelona?

Më: 25 janar 2022 Në ora: 14:11
Alvaro Morata

Alvaro Morata tash e disa javë lidhet me një kalim të mundshëm te skuadra e Barcelonës.

Barcelona ishte në kërkim të një lojtari për fazën e sulmit dhe emri i Alvaro Morata përmendej më së shpeshti nëpër media.

Lidhur me këto spekulime disa komente ka dhënë edhe një pjesëtar i agjencisë që përfaqëson Moratan ligjërisht.

Marco Branca ka thënë se është e vështirë të imagjinohet transferimi i Alvaro Morata te Barcelona, në muajin janar.

“Alvaro ndihet mirë në Torino dhe ne do të shohim se çfarë ndodh me Atletico Madridin gjatë verës. Jam optimist për të ardhmen e tij (Morata) si ‘Bardhezi”, ka thënë Branca.

“Nuk ka më dyshime për rrugën drejt Barcelonës”, shtoi ai.

Morata i bashkohej Juventusit në një marrëveshje huazimi nga Atletico Madrid, në vitin 2020. ‘Zonja e Vjetër’ pagoi 20 milionë euro për huazimin dy vjeçar të lojtarit dhe ka opsionin ta bëjë këtë lëvizje permanente me 35 milionë euro në fund të sezonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat