Sejdini: Shpërthimi para shtëpisë së Dukës, akt i shëmtuar

Futboll

Sejdini: Shpërthimi para shtëpisë së Dukës, akt i shëmtuar

Më: 25 janar 2022 Në ora: 15:40
Sejdini, Duka e Ademi

Shpërthimi me tritol në shtëpinë e presidentit të FSHF-së, Armand Duka, ka ngjallur reagime të shumtat nga skëna sportive dhe jashtë saj. Presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdini që njihet edhe si mik shumë i afërt i Dukës, ngjarjen e rëndë e ka quajtur akt i shëmtuar dhe se është sulm ndaj futbollit shqiptar.

“Nuk dua të mendoj me konspiracion për një lidhje ndërmjet aksioneve të fundit të njerëzve të politikës dhe shpërthimit me tritol para shtëpisë së presidentit të FSHF-së, por nuk qëndroj dot indiferent ndaj një veprimi të tillë të shëmtuar.

Mbrëmë në fakt u sulmua Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të UEFA-së, njeriu që mes tjerash bëri që Tirana këtë vit të paktën për një ditë të jetë qendra e futbollit europian me pritjen e finales së Conference League. Impaktit që kjo ndeshje do t’i jep Tiranës dhe Shqipërisë, sigurisht nuk i bëjnë nder aktet si ky i mbrëmshmi.

E mira e vetme e gjithë këtij akti të shëmtuar është se gjithçka kaloi pa lëndime e as që dua ta mendoj, larg qoftë të kishte viktima në njerëz.

Por dëmi gjithsesi se është i madh, posaçërisht nëse llogarisim me syrin e çdo qytetari jashta Shqipërisë e që në aktin e mbrëmshëm shikojnë sulm ndaj futbollit shqiptar", reagon Sejdini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat